Vendosni fjalën kyçe....

Iris Luarasi zbuloi se e kishte ngelur në lëndën e saj, Arbana Osmani i përgjigjet pedagoges: Nota s’të bën ngelës e as dështak


Para pak ditësh pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, pranoi në një emision se kishte ngelur në klasë disa personazhe të njohur të botës së medias. Deklaratë e cila nuk u prit shumë mirë për shkak të shkeljes së privatësisë së studentëve, që iu zbulua nota në publik kur ajo supozohet të mbetet private mes studentit dhe institucionit.

Një nga personat e famshëm që Luarasi përmendi, ishte moderatorja Arbana Osmani, e cila ka vendosur t’i përgjigjet.

 “Çfarë recete do të gatuaje për zyshën që të ngeli?” – ishte pyetja e një ndjekësi për Osmanin, e cila pati një përgjigje mjaft të gjatë. Moderatorja tregoi peripecitë që ka kaluar në kohën kur zhvillonte lëndën me profesoreshë Luarasin, veprimin e së cilës nuk e konsideroi etik.

Ajo thotë se nuk pendohet që nuk e ka frekuentuar rregullisht lëndën e Luarasit, pasi po punonte për të ndihmuar familjen dhe u thotë studentëve se nota e një mësueseje nuk të bën as ngelës dhe as të paaftë.

 “Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën. 

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq.

 Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prap me zyshën e prap mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka patur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe ‘ngelës’ mund t’ja dalësh!’,  tregon Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *