Vendosni fjalën kyçe....

Justin Trudeau fiton sërish zgjedhjet në Kanada, këtë radhë me shumë vështirësi


Partia Liberale e Justin Trudeau ka mundur të ruajë pushtetin për katër vitet e ardhshme, sipas sondazheve paraprake, por si një qeveri minoritare.

Pavarësisht humbjeve në provincat lindore të Kanadasë, liberalët pritet të marrin shumicën e vendeve në parlament, duke u dhënë atyre një mandat të dytë siç raporton CBC.

Këto zgjedhje u panë si një referendum për Trudeaun, mandati i parë i të cilit u shoqërua me një sërë skandalesh.

Liberalët dhe rivalët e tyre të qendrës së djathtë konservatore, ishin shumë afër me njëri-tjetrin dhe Trudeaut do t’i duhet të bashkëpunojë me palët e tjera, për të formuar qeverinë e re. Që të qeveriste i vetëm, partisë së Trudeaut i duhej të fitonte 170 vende në Parlament. Por kjo nuk ka ndodhur. Ai doli në një deklaratë për mediat për të shpallur fitoren dhe për të falenderuar votuesit që i besuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *