Vendosni fjalën kyçe....

NASA: Zvogëlohet vrima e ozonit, në gjendjen më të mirë që prej vitit 1982


Vrima në shtresën e ozonit është zvogëluar duke shkuar në pikën e saj më të vogël që kur shkencëtarët filluan ta monitorojnë atë në 1982 për shkak të modeleve të pazakonta të motit në atmosferën e sipërme mbi Antarktidën, sipas NASA-s.

Vrima luhatet çdo vit dhe zakonisht është më e madhe gjatë muajve më të ftohtë në hemisferën jugore, nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit.

Vëzhgimet më të fundit nga hapësira kanë treguar se vrima tani mbulon më pak se 3.9 milionë milje katrorë – një rekord dhe gati gjysma e asaj që ishte gjatë periudhës më të keqe me 6.3 milionë milje katrorë në 8 shtator, vetëm gjashtë javë më parë. Ekspertët thonë se vrima është zakonisht rreth 8 milionë milje katrorë gjatë kësaj kohe të vitit.

Paul Newman, shkencëtari kryesor për Shkencat e Tokës në Qendrën Hapësinore Goddard të NASA-s, tha se ky ishte “një lajm i shkëlqyeshëm për ozonin në Hemisferën Jugore”.

Por ai paralajmëroi se zvogëlimi mund të ketë ardhur si pasojë e temperaturave të ngrohta stratosferike dhe jo shenjë se Ozoni atmosferik po rikuperohet papritmas në mënyrë të shpejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *