Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do e njohim Kosovën në kufijtë aktualë” – Vuçiç për median austriake


Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk do e njohë Kosovën në kufijtë e saj aktualë.

Kreu i shtetit serb e ka bërë deklaratën në një intervistë për austriaken “Der Standard” ku shtoi se heqja e taksës ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina është parakusht për rifillimin e dialogut.

“Prishtina duhet ta heqë taksën dhe atëherë duhet t’i diskutojmë gjërat pa parakushte. Dëshirojmë të shohim se çfarë ata thonë dhe pse e thonë. Sigurisht, dëshirojmë të dëgjojmë edhe atë se çfarë ka për të thënë BE-ja. Deri tani BE-ja nuk ka parashtruar asnjë kusht për Serbinë.”, tha Vuçiq, shkruan Lajmi.net.

Vuçiq ka thënë se ideja e BE-së ishte modeli i marrëveshjes së dy Gjermanive, pa njohje formale nga ana e Beogradit, që sipas tij do të ishte më e thjeshtë për Serbinë.

I pyetur nëse vjen deri te njohja e Kosovës nga ana e Serbisë në kufijtë ekzistues, Vuçiç tha: “Mund t’ju them se këtë e përjashtoj në mënyrë absolute. Nuk është shumë e mundshme se do ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë, por nuk mund t’ia mbyllim dyert dialogut. Të dyja palët duhet të humbin, në mënyrë që të vazhdojë situata fitore-fitore. Nuk ka mundësi njëra palë të fitojë të gjitha, njohjen, territorin tonë dhe njerëzit tanë”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *