Takimi me liderin rus Putin do të kontribuojë në operacionin antikerror të Ankarasë në Siri, tha të martën presidenti turk, Erdogan.
“Unë besoj se ky takim do të sigurojë mundësi shumë thelbësore për Operacionin Pranvera e Paqës,” tha Erdogan përpara një takimi dypalësh me Putin në qytetin bregdetar të Soçit në Rusi.
Erdogan tha se të dy udhëheqësit do të shkëmbejnë gjithashtu mendime mbi marrëdhëniet bilaterale.
Putin, nga ana e tij, tha se Rusia është në dijeni të “dinamikës shumë të ndryshme” të situatës në veri të Sirisë, duke shtuar se takimi me Erdogan do të jetë “i frytshëm”.
Vizita një-ditore e punës e Erdogan vjen pasi Ankaraja filloi “Operacionin Pranvera e Paqes” më 9 tetor për të eleminuar ato që i konsideron si grupe terroriste në veriun e Sirisë, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë e të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në vend si dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.