I pranishëm në Kukës aty ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve në rikostruksionin total të stadiumit Zeqir Ymeri, presidenti i FSHF-së Armand Duka në një intervistë për mediat ka folur për rinovimin e kontratës së trajnerit Edoardo Reja, si për formën që ka shfaqur kombëtarja shqiptare në ndeshjet e fundit.
“Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por kur do ta bëjmë kontratën nuk ta them dot. Duhet ta diskutojmë këtë pjesë.Dy ndeshjet e fundit, ose tre bashkë me Islandën, kanë qenë të mira. Ekipi është rikthyer, ka fituar besimin te vetja. Në gjithë opinionin sportiv është rikthyer besimi, është rikthyer klima pozitive.Kjo do e ndihmojmë më shumë ekipin, do i japë energji për dy ndeshjet e fundit, si dhe për kualifikueset e Botërorit dhe Nations League. Mendoj se më këto paraqitje, nëse do bëja një krahasim, kemi një ekip akoma më të mirë se në Euro 2016”.
Në lidhje me Arenën Kombëtare, Duka shtoi se stadiumi i ri do të jetë gati sipas të gjitha parashikimeve për ndeshjen ndaj Francës.
“Më pëlqen që pyetem për stadiumin kombëtar në Kukës. Do jetë gati, nga atje po vij. Ka shumë punë për t’u bërë, por do të arrijmë patjetër ta kemi gati për ndeshjen e 17 nëntorit. Kemi ndarë edhe ftesat dhe ne shqiptarët kur i shpërndajmë ftesat, e bëjmë dasmën”, u shpreh Duka.