Shpallen të pafajshëm ish-trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, ish-boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa dhe ish-portieri i Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”,
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ku çështja u transferua në gusht pas shpalljes së mokompetencës nga Krimet e Rënda.
Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash.
Grimaj është ish-portieri legjendar i Vllaznisë së Shkodrës, ish-trajner i kësaj skuadre dhe në momentin e arrestimit ai mbante postin e trajnerit të Kombëtares së Femrave. Ai akuzohet për trukim ndeshjesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.