Vandalizohet një mural i sapopikturuar në Kanada për 16-vjeçaren aktiviste, Greta Thunberg.
Të premten Thunberg drejtoi një grevë klimatike jashtë legjislaturës së Albertas, në Kanada. Sipas mediave lokale, në grevë morën pjesë rreth 8,000 njerëz.
Një artist pikturoi një mural për Thunberg dhe ndërkohë që CBC ishte duke filmuar pamjet, një person i quajtur James Bagnell shkroi mbi fytyrën e adoleshentes: “Stop gënjeshtrave. Ky është vendi i naftës!!! “
“Ky është Alberta. Ky është vendi i naftës. Babai im ka punuar në industrinë e naftës. Ne nuk kemi nevojë që të huajt të vijnë dhe të na tregojnë se si të drejtojmë biznesin tonë, të mbështesim familjet tona, të vendosin ushqim në tryezat tona”, tha ai për CBC.
“Unë mendoj se është absolutisht e patolerueshme që ata të na tregojnë se si të ndryshojmë jetën tonë dhe njerëzit tanë. Ajo duhet të kthehet në vendin e saj dhe të përpiqet të bëjë vendin e saj më të mirë”- vazhdoi ai.
#GretaInAlberta pic.twitter.com/QhOuwRyLbL
— AJA Louden (@AJALouden) October 18, 2019
Bagnell tha gjithashtu se Thunberg ishte thjesht “duke bërë atë që i thonë”.
CBC raportoi se deri të dielën pasdite murali ishte vandalizuar edhe më tej. Sytë e Thunberg ishin nxirë me dy “X”, madje dikush shkruante në frëngjisht “Zuskë e Vogël”.