Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i Pablo Escobar kërcënon me padi Elon Musk: Na vodhi idenë për pajisjen


Ricardo Escobar pretendon se e drejtat e autorit për një flakëheqëse, që kompania e Elon Musk filloi ta shesë në janar të vitit 2018 u takon dy vëllezërve.

Duket se Elon Musk është në telashe pasi Ricardo Escobar, vëllai i Pablo Escobar, “është zotuar të rrëzojë” vizionarin e teknologjisë për vjedhjen e konceptit të një flakëhedhëseje.

Në një intervistë për “The Telegraph”, 72-vjeçari pretendoi se Musk e kishte marrë modelin pasi një prej inxhinierëve të tij vizitoi kompleksin Escobar në 2017.

Kompania “Boring” e Elon Musk filloi shitjen e flakëhedhëses në vitin 2018 dhe sipas faqes së internetit më shumë se 20,000 copë janë blerë deri më tani. Ajo kushton 500 dollarë, ndërsa çmimi për modelin e Ricardo Escobar është 249 dollarë.

Escobar tha se ai planifikon të ngrejë një padi 100 milion dollarëshe kundër Musk në të ardhmen e afërt dhe se ai nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Musk nuk e ka komentuar çështjen në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që Ricardo Escobar është përfshirë në çështje të familjes.

Në vitin 2016, ai ngriti një padi kundër “Netflix” për shfaqjen e tyre “Narcos”, e cila bazohet në jetën e vëllait të tij, Pablo Escobar. Ai kërkoi një miliard dollarë dëmshpërblim por çështja u zgjidh jashtë gjykatës një vit më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *