Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti hap letrat e urimit për fitoren, Zaev nuk mungon por Rama po (FOTO)


Albin Kurti ka publikuar letrat e urimit që ka marrë nga liderët e vendeve fqinje, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit. Mes tyre përmendim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mirëpo duket se në këto letra mungon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.”, shkruan Kurti.

Duket se marrëdhëniet jo të mira mes Ramës dhe Kurtit nuk janë përmirësuar dhe kjo konfirmohet lehtësisht përmes këtij postimi të kreut të Vetëvendosjes, i cili pritet të bëhet Kryeministri i Kosovës.

Nëpër intervistat e fundit pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, Kurti është hapur për marrëdhëniet me Ramën, duke pranuar se raportet mes tyre kanë marrë për keq ky i fundit i ka qëndruar në krah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në idenë për shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Raportet e mia me Ramën nuk mund të them që i kemi shumë të mira, por duhet t’i përmirësojmë. Raportet me të i prisha për shkak të afrimitetit të tij me Thaçin në kohën kur zhvillohej protesta më e madhe kundër presidentit të Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit.”- deklaroi Kurti në emisionin “Opinion”. Por ai theksoi se kjo nuk do ndikonte në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *