Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu: Nuk ka të arrestuar nga celula e terroristëve iranianë, nuk kishim prova të mjaftueshme


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, në një lidhje direkte me emisionin “Real Story” në News 24 dha shpjegime për celulën terroriste iraniane e cila tentoi të kryente një akt terrorist vitin e kaluar.

Sipas Veliut, nuk ka pasur arrestime pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për personat që kishin informacion për veprimin që mund të ndodhte.

Nuk ka të arrestuar anëtar të kësaj celule. Kemi bërë prezent kupolën, ka pasur të shoqëruar gjatë gjithë kohës prej 1 viti e gjysmë. Ka pasur të intervistuar. Jemi mundur të mbledhim prova dhe arritëm në përfundimin që bëmë sot publik që publikuam kupolën dhe drejtuesin që është PEYMAN.

 Më pas anëtarët e tjerë kanë role të përcaktuara. Është fakt që personat që i kemi shoqëruar në momentin që i kishim informacionin për veprimin që kishte të ndodhte nga momenti në moment, u parandalua ngjarja. Provat nuk ishin të mjaftueshme që të vazhdonim më tej për të bërë një arrestim të këtyre personave”-deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *