Kreu i Partisë Demokratike deklaroi në një intervistë për Vizion Plus se opozita është gati për zgjedhje të parakohshme.
Basha theksoi se kushti i vetëm për ti garantuar shqiptarëve lirinë e votës janë zgjedhjet e parakohshme.
“Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti jonë i vetëm është që shqiptarëve t’iu garantohet liria e votës. Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë se Maqedonia e Veriut. Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut tregojnë se drejtuesit atje vendosin interesin e vendit mbi interesin e vetë”-deklaroi Basha.