Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton minimalisht ndaj Ajaks, Leipzig përmbys Zenit


Chelsea ka mposhtur me rezultatin 0-1 Ajaksin në “Amsterdam Arena” me një gol të shënuar nga Michy Batshuayi në minutën e 87.

Ajaks më herët në pjesën e parë arriti të shënojë me anë të Quincy Promes, por VAR anuloi golin për pozicion jashtë lojë.

Pas tre takimesh Ajaks dhe Chelsea kanë nga 6 pikë, ndërsa Valencia që luan në fushën e Lille ka 3. Me francezët që janë në kuotën e 0 pikëve.

Në sfidën tjetër Leipzig fitoi ndaj Zenit me rezultatin 2-1.

Gjermanët morrën një fitore me përmbysje pasi rusët arritën të mbanin avantazhin pjesën e parë.

Golat për Leipzig u shënuan nga Laimer dhe Sabitzer ndërsa për Zenit shënoi Rakistsky.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *