Vendosni fjalën kyçe....

Merkel: Nuk do kundërshtojmë një shtyrje të Brexit


Gjermania nuk do të kundërshtojë një shtyrje të datës së Brexit.

Kështu njoftoi sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, pas thirrjes së presidentit të Këshillit Europian për të pranuar një masë të tillë.

Kërkesa për shtyrjen e tretë të datës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, parashikuar në parim më 31 tetor, nuk do të dështojë për shkak të Gjermanisë, deklaroi për media, Steffen Seibert.

Ndërkohë, kryeministri irlandez, Leo Varadakar tha se ai mbështet apelin e presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk për krerët e 27 vendeve anëtare të BE për të nënshkruar deri në fund të muajit një marrëveshje të re Brexit.

Kryeministri irlandez,  mendimi i të cilit për Brexit është me ndikim sepse vendi i tij është i vetmi vend anëtar i BE-së që ndan një kufi tokësor me Britaninë e Madhe, theksoi se një punë e madhe po kryhet për këtë çështje.

”Kjo do të lejonte që Britania të largohej para 31 janarit 2020 nëse marrëveshja e tërheqjes do të ratifikohej nga të gjitha palët e nevojshme”, theksuan Varadakar dhe Tusk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *