Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me futbollistin më të vjetër në Britani, në kërkim të një klubi


‘Ndjehem sikur jam i aftë të luaj 90 minuta,’ këmbëngul Dickie Borthëick, i cili do festojë ditëlindjen e tij të 84-të muajin tjetër.

‘Mund të jap 100%. Unë jam i fortë si një shkëmb, me konstrukt të mirë, nuk kam frikë dhe kam një dashuri të vërtetë për futbollin.’ – thotë ai, shkruan ‘Sportbible’.

Ai njihet si futbollisti më i vjetër i Britanisë dhe nuk është dorëzuar kurrë për sa i përket pasionit të tij. Ai e konsideron veten si pensionisti më i aftë në tokë.

Ai shpesh mund të shihet duke përmirësuar teknikën dhe fuqinë e goditjes së topit në kopshtin e tij të pasëm. Ai tregon sekretin e formës së tij të mirë.

Përveç stërvitjes së përditshme ai thotë se çdo mëngjes e në mbrëmje del në derën e shtëpisë dhe bën 10 frymëmarrje të thella me ajër të pastër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *