Teksa Kuvendi pritet të ndajë nesër 3 grupet e punës për Reformën Zgjedhore, të njëjtën gjë do bëjë edhe opozita e bashkuar.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, ka thënë se opozita është e angazhuar për reformën zgjedhore dhe për këtë arsye nesër në mëngjes do mblidhet grupi i punës.
‘Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore’, deklaruan burime nga zyra e PD.