Vendosni fjalën kyçe....

PD: Ndërtimet e HEC-eve në Mirditë do lenë pa ujë 11 mijë banorë


Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi denoncon dhënien me koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e Matit.

Përmes një postimi në Facebook Çupi shprehet se banorët në Melth, Zall Gjoçaj dhe Gjoçaj janë kundër ndërtimit te HEC-it. Sipas saj, ndërtimi i HEC-it do të lë pa ujë 11 mijë banorë.

Postimi i plotë:

Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.

Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjerë, zonë në të cilën buron dhe përshkon ky ujë, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot janë pikërisht nga kjo zone

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerëzve pranë pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.

Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.

Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.

Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *