Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur kërkesën për propozime për blerjen e enëve të kuzhinës për vitin 2019 për ndërtesat qeveritare që përdoren më së shumti si rezidenca pushimi nga zyrtarët e qeverisë.
Fondi limit sipas dokumentit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike është 45 milionë lekë të vjetra.
Në të përfshihet blerja e materialeve si gota, filxhanë, hapëse vere, kartëpeceta, kripore e mjaft sende të tjera kuzhine.