Vendosni fjalën kyçe....

Skena prekëse gjatë protestave në Liban, qytetarët përqafojnë ushtarët e përlotur (Videot)


Skena prekëse u panë mes tubimeve masive të protestave në Liban, teksa disa protestues përqafuan ushtarët me sytë që u lotonin. Zemërimi i publikut u nxit më herët nga planet për rritje të taksave.

Një video, e postuar në mediat sociale, tregon dy protestues që ngushëllojnë një ushtar, i cili duket se është i mbingarkuar nga emocioni teksa qëndron duke siguruar perimetrin. Ata butësisht përkëdhelin njeriun në faqet dhe supet e tij.

Protestuesit e tjerë ndërkohë valëvisin flamujt kombëtar dhe këndojnë himnin kombëtar, ndërsa shumë ushtarë të armatosur qëndrojnë pranë tyre.

Në një video të ngjashme, një protestues dhe një ushtar përqafohen ngrohtësisht njëri-tjetrin, me thirrje e brohorima që dëgjohen në sfond.

Libanezët filluan të bllokojnë rrugët dhe të zhvillojnë mitingje javën e kaluar, duke protestuar kundër planeve të qeverisë për të rritur taksën e vlerës së shtuar dhe futur një taksë të re mbi përdorimin e aplikacioneve në internet si ‘WhatsApp’ etj.

Qeveria më vonë tërhoqi rritjen e taksave dhe në vend të kësaj propozoi një numër reformash ekonomike. Protestuesit, megjithatë, nuk pranuan të linin protestat, duke kërkuar që kryeministri Saad Hariri të jepte dorëheqjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *