Studentët e veterinarisë në Universitetin e Sidneit i kanë hequr të gjitha dhe kanë dalë të pozojnë nudo. Kjo për të mbështetur një kauzë të mirë.
Studentët realizuan kalendarin e këtij viti nudo, për të mbledhur fonde për Institutin “Black Dog”.
Organizatorja e Kalendarit dhe studentja, Lucy Fuchter, tha se të gjitha të ardhurat që do vijnë nga kalendari do të mbështesin shërbimet e shëndetit mendor.
“Shumica e njohin të paktën një njeri – qoftë një anëtar i familjes ose mik – i cili ka luftuar me çështje të shëndetit mendor. Pra, është thjesht një kauzë e mirë dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar njerëzit që janë duke luftuar me sëmundjet mendore.”- tha ajo.
Realizimi i një kalendari të këtillë është kthyer në një rit të përvitshëm.
Sipas tyre është kthyer për çdo ditë e më shumë problematike çështja e vetëvrasjes, ku një në pesë njerëz lufton me një shqetësim apo sëmundje mendore.
Fotografitë janë realizuar në kampusin e Universitetit Camden dhe në disa ferma. Studentët pozojnë me kafshë dhe përmes tyre ose me duar mbulojnë pjesët intime.