Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Putin, Erdogan ndalon operacionin ushtarak në Siri


Turqia nuk do të fillojë një sulm të ri kundër milicive kurde në veri të Sirisë pas një armëpushimi pesëditore dhe bisedimeve të nivelit të lartë me Moskën zyrtare, tha Ministria e Mbrojtjes.

Pas bisedimeve të gjata të martën, presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan ranë dakord që policia ushtarake ruse dhe ushtria siriane të vendoseshin në verilindje të Sirisë, të shënjestruar nga Turqia në “Operacionin e Pranverës së Paqes”.

Ministria turke e Mbrojtjes tha në një deklaratë se nuk kishte “nevojë për të filluar një operacion të ri në këtë fazë”, duke shtuar se krijimi i “korridorit të paqes” në zonën kufitare do të sigurojë kthimin e sigurt të miliona sirianëve të zhvendosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *