Një zbulim i rëndë është bërë nga policia britanike, në Parkun Industrial Waterglade – 39 trupa të pajetë të fshehur në kontenierë.
Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës pak para orës 01:40, ndërsa ka vënë në pranga shoferin e kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, raporton BBC.
Policia e Essex tha se mes viktimave ndodhet dhe një i mitur. Kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.
Oficerët po përpiqen të indentifikojnë viktimat, por parashikojnë një “proces të gjatë”.
Siç citon media tjetër britanike “Mirror“, Kryeinspektori Andrew Mariner tha: “Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë në vijim e sipër për të zbuluar atë që ka ndodhur.
Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë.
Ne besojmë se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në vend në Holyhead të shtunën, 19 Tetor dhe ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë për të hetuar.”
Parku Industrial Waterglade është mbyllur dhe rreth tij është vendosur një kordon. Hetimet vazhdojnë dhe detaje të reja pritet të zbulohen në vijim./Hashtag.al