Vendosni fjalën kyçe....

“10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës”, Rama: Do padis Haradinaj për shpifje


Deklaratat e Haradinajt për fitimin e 10 miliardëve nga ndarja e Kosovës, Rama: Do e padis për shpifje

Kryeministri Edi Rama pohoi se do padisë kryeministrin në largim të Kosovës Ramush Haradinaj për deklaratat e bëra në një intervistë të disa ditëve më parë se Rama, Vuçiç dhe Thaçi nga ndarja e Kosovës do fitoheshin 10 miliardë euro.

Deklaratën Rama e bëri në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme.

Për 10 miliardëshin po përgatis dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. T’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh vota, atyre bravo ju qoftë. Është ish-kryeministri i Kosovës. Ku dha dorëheqjen me medemek dhe është akoma atje.

Është një person që gënjeu në mënyrën më të pa skrupullt duke thënë se i bëra presion hiqe taksën. I kam thënë Ramush që kjo që po të propozon Emanuel Macroni nuk të vjen dy herë. Ky sot kishte mundësi t’i jepte popullit vet liberalizimin e vizave”-deklaroi kreu i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *