Vendosni fjalën kyçe....

137 kg kokainë e kapur në Durrës, Malindi akuza prokurorisë: Organizatë kriminale, porositësi i drogës është shteti


Prokuroria ka lënë masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për biznesmenin Gentian Malindi, i cili akuzohet se ishte porositësi i sasisë prej 137 kilogramë kokainësh që u kap në portin e Durrësit pak kohë më parë.

I ati i Malindit, që është njëkohësisht edhe avokati i tij, lëshoi akuza në drejtim të prokurorisë duke thënë se ajo është organizatë kriminale duke shtuar se porositësi i drogës është tjetër person.

“Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që është pjesë në prokurori. Janë të firmosur nga avokatë të ndryshëm. Në do të këkrojmë shpërdorim detyre të atyre që e kanë kryer. Porositësi i ngarkesës është dikush tjetër. Ai do japë të gjitha deklarimet derisa provat të vëtetetohen plotëisht. Që këtu fillon falsifikimi. Porositësi i vërtetë është shteti vetë, që është një mafia e organizuar. Organizatë e strukturuar krimnale që nga Këshilli i Ministrave. Unë nuk di po mendja më shkon lart. Do të dorëzohet kur të provohen provat të gjitha. Mbasi të bëjmë kërkesën. Kur të vërtetohen ato, ta arrestojnë pastaj.” – tha Ilir Malindi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *