Vendosni fjalën kyçe....

2 javë pas Nobelit për Paqen, kryeministrit etiopian i shpërthejnë protestat në vend


Protesta të mëdha kanë shpërthyer në Etiopi të mërkurën pas pretendimeve se qeveria keqtrajtoi një aktivist të spikatur të mediave, një shenjë se kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, mund të humbasë mbështetjen më pak se dy javë pasi fitoi çmimin ‘Nobel për Paqen’.

Qindra persona u mblodhën në mbështetje të ndërmarrësit të mediave, Jaëar Mohamed, jashtë kompleksit të tij në kryeqytetin, Adis Abeba. Të paktën pesë persona u vranë në përleshjet e së mërkurës në kryeqytet dhe qytete të tjera, shkruan ‘Reuters’.

Protestat vijnë mes dhunës në rritje etnike. Kryeministri është akuzuar nga kritikët se injoron disa nga grupet etnike të vendit, sipas ‘BBC’.

Kreu i qeverisë, i cili ka lejuar më shumë liri për mediat në vend lëshoi akuza, në parlament ndaj mediave, por pa përmendur me emër ndonjërën.

‘Pronarët e mediave që nuk kanë pasaporta etiopiane po luajnë me dy porta. Por nëse kjo do të dëmtojë paqen dhe ekzistencën e Etiopisë ne do të marrim masa. Ju nuk mund të luani më në këtë mënyrë.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *