Vendosni fjalën kyçe....

39 të vdekur në kamion – Prindërit e të dyshuarit fluturojnë për Angli për të mbështetur djalin


Prindërit e të riut të arrestuar pas zbulimit të 39 trupave të ngrirë në një kamion frigoriferik kanë fluturuar në Angli për ta mbështetur.

25-vjeçari i quajtur Mo Robinson, u arrestua me dyshimin për vrasje pas zbulimit të tmerrshëm. Policia vazhdon të marrë në pyetje Robinson – e dashura e së cilës thuhet se po pret binjakë. Ndërkohë sipas “Mirror” janë bastisur nga policia dy banesa ku besohet se ka jetuar  Robinson.

Fqinjët e prindërve të të riut në Laurelvale në Co Armagh, thonë se burrë e grua kanë fluturuar në Angli nga Irlanda e Veriut për të mbështetur djalin e tyre.

Ata thanë për “Telegraph” se është “shumë e pamundur” që Robinson të ketë qenë në dijeni të planit për të kontrabanduar migrantët në Britani të Madhe.

Babai i 25-vjeçarit është menaxheri i Laurelvale FC, një klub vendas amator në Ligën e Futbollit Mid-Ulster.

Paul Berry, një këshilltar lokal i sindikatës, tha se ai foli me babanë e Robinson, Markun, dy herë të mërkurën, por deri në atë moment familja nuk ishte lajmëruar për arrestimin.

Berry shtoi: “Kur unë po flisja me të asgjë nuk i ishte konfirmuar se ishte Mo. Policia nuk e kishte njoftuar atë.” Besohet se Robinson e mori rimorkion vetëm dy orë para se migrantët të gjendeshin të vdekur.

Temperaturat në kontenierin frigoriferik arrinin deri në -25C. Kamioni kishte hyrë në Angli përmes një trageti mallrash nga Zeebrugge, Belgjikë.

Autoritetet belge thanë që kontejneri mbërriti në Zeebrugge në 2.49 pasdite me kohën lokale të martën dhe u largua nga porti belg në të njëjtën pasdite. Por katër ditë më parë, i njëjti kamion kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Holyhead nga Dublini. Sipas policisë, kamioni kishte ardhur nga Irlanda Veriore.

Autoritetet britanike tani po përpiqen të identifikojnë 39 viktimat. Autoritetet ende nuk e dinin se në cilin moment migrantët hynë në kontenierin frigoriferik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *