Vendosni fjalën kyçe....

Agron Tare jep dorëheqjen nga Porti i Durrësit: Ciao a tutti, belli e brutti!


 “Ciao a tutti, belli e brutti” – kështu thuhet në një njoftim të drejtorit të Portit të Durrësit, Agron Tare.

Mesa duket Tare ka dhënë dorëheqjen nga detyra pa u mbushur ende viti, por nuk jep arsyet se pse.

 “ Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës;

Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, thuhet në njoftimin e Tares.

Dorëheqja e Tares vjen vetëm pak javë pas Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeroi grupin e personave që mund të kenë gisht në trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të dosjes së 137 kg heroinë të zbuluara në kontenierët me banane në portin e Durrësit. Nën hetim u vunë dhe disa zyrtarë të Portit të Durrësit.

Agron Tare erdhi në krye të Autoritetit Portual të Durrësit në janar të këtij viti, pas shkarkimit të Afrim Bakajt, i cili e mbante këtë detyrë prej muajit shkurt të vitit 2018.

Tare është diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Bolonjës në Itali ndërsa edhe më herët i janë besuar detyra të tjera të rëndësishme. Ai ka punuar në Konsullatën në Stamboll më vitet 2014-2019, ndërsa më parë ka qenë anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *