Vendosni fjalën kyçe....

Basha: I gatshëm kurdoherë të përballem me Ramën në zgjedhje


Kreu i PD-së, Basha, është shprehur se nuk e ka aspak probem që të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhje. Në një intervistë për ‘News24’.

Kryedemokrati tha se Rama e ka shpërfillur vullnetin e opozitës së bashkuar për dialog pasi nuk  e do kapërcimin e krizës. Ai tha se është i gatshëm të ulet e të dialogojë për kapërcimin e situatës ku ndodhet vendi.

‘Nuk kam asnjë kompleks as të ulem e të diskutoj por të paktën tre herët e fundit, kryeministri aktual e ka abuzuar vullnetin e opozitës dhe timin personal, për të zgjidhur problemet me dialog. Kemi të bëjmë me mungesë vullneti, dëshire, do thoja edhe kapacitetesh nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.’ – tha Basha.

Ai shtoi më tej se PD-ja, ai vetë dhe opozita e bashkuar është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe se nuk u druhet aspak atyre, por duhet të garantohet që ato të jenë të lira e të ndershme.

‘Nuk kemi ne asnjë problem, as si opozitë, as si Parti Demokratike dhe as unë personalisht, sepse Edi Ramën e kam mundur edhe tek e tek dhe e kemi bërë atë betejë. E kam mundur dhe e mund çdo ditë. Nuk është problemi te njeriu, problemi është a do të ketë një palë zgjedhje të tjera si 2016-ta, 2017-ta, ku në vend që të votojnë qytetarët, në vend që të diktojë sovrani me votë, të diktojë krimi, oligarkët, Avdylajt?!’

Basha theksoi gjithashtu se opozita e bashkuar është e angazhuar që të kryejë reformën zgjedhore me çdo kusht dhe për të ndarë njëherë e mirë politikën nga krimi.

‘Z.Bardhi dhe ekspertët e PD, bashkë me ekspertët e partive të tjera të koalicioni opozitar, opozitës së bashkuar, kanë vendosur piketat për cështje kryesore që kanë të bëjnë me reformimin e partive politike, ligji për partitë politike. Së dyti, problem shumë kryesor do të thoja më kryesori i reformës, ndarja e politikës nga krimi. Hapi tjetër ka të bëjë me garantimin e votës së lirë. Dhe këtu natyrish do të ketë propozim, një propozim prej vitit 2016 që Edi Rama e zvarrit që është ai për votimin elektronik dhe numërimin elektronik si edhe identifikimin me shenjat e gishtërinjve të zgjedhësve për të në mos zhdukur, zvogëluar mundësinë për abuzime.’ – tha kryedemokrati.

I pyetur lidhur me gjetsin e ambasadorit të OSBE-së, Borchardt, ndaj protestuesve ai tha se ishte krejtësisht i papranueshëm.

Në fund Basha u shpreh për deputetët që sot janë ulur në Kuvend duke përfaqësuar opozitën duke thënë se për emrat që janë aty nuk ka asnjë justifikim dhe se duhej një reflektim që kjo të mos ndodhë.

‘E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Duhet të keni parasysh që këta, si rregull këta kanë ardhur nga fundi i listave, ku me thënë të drejtën edhe vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë, dhe e gjitha kjo ka ndodhur ne nje proces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *