Shqipëria, Bosnja dhe Malta u renditën të fundit në Europë për klimën e të bërit biznes nga raporti i bankës Botërore “Doing Business 2020”.
Shqipëria u rendit në vendin e 82 në rang global me një rënie 19 vende në krahasim vitin 2019.
Përveç se Shqipëria është e fundit në Europë u rendite me vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.
Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111.
Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj teksa shihet se vendi për një vit ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë.
Përkeqësim shënoi edhe indikatotori tjetër që ka të bëjë me investimet, “mbrojtja e kontratave”. Vendi ynë humbi këtë vit 22 vende në renditje në raport me vitin e kaluar.
Indikatori prej të cilit jemi penalizuar prej vitesh, lejet e ndërtimit ka pësuar një përkeqësim të mëtejshëm. Këtë vit Shqipëria e u rendit në vendin e 166 nga vendi i 151 që ishte një vit më parë.
Siç shihet nga grafiket e mëposhte vendi ka shënuar përkeqësim në të 9 indikatorët nga 10 gjithsej.
Banka raportoi se Shqipëria pati përmirësim ne besueshmërinë e furnizimit me energji duke përdorur një sistem automatik të kontrollit mbikëqyrës dhe përvetësimit të të dhënave (SCADA) për monitorimin e ndërprerjeve dhe restaurimin e shërbimit.
Banka raporton se, reformat në pagimin e taksave të përfshira në Doing Business 2020 janë ato të zbatuara në vitin kalendarik 2018 (1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2018).
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor