Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa ia del të shkojë në Universitet, por për një fjalim: Më në fund i bëra prindërit të lumtur


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa mbajti të hënën një fjalim në Universitetin e Kembrixhit për ndryshimin e normave gjinore në shoqëri.
Ky ishte një moment tepër i veçantë për Duan, pasi e fokusuar në muzikë nuk ka mundur dot ta fillojë universitetin.
Prindërit e Duas, si çdo prind tjetër mesa duket kishin shumë dëshirë që vajza e tyre të ndiqte shkollimet e larta. Por ajo më më fund shprehet se i ka bërë të lumtur, edhe pse ka shkuar atje për një fjalim.

“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë” , shkruan Dua në Instagram ku ka publikuar edhe disa foto nga eventi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *