Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenja jete në shtëpi, identifikohet viktima në Durrës


Në person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

55-vjeçari Dashamir Arapaj u gjet brenda apartamentit të tij, pranë stadiumit ‘Niko Dovana’.

Sipas policisë, dyshohet se Arapaj ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.10.2019, ora 15:00, ka shkuar me ambulancë  pa shenja jete, në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi D.A., rreth 55 vjeç, banues në  Durrës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *