Vendosni fjalën kyçe....

Johnson: Nëse BE zgjat Brexit në 12 dhjetor në zgjedhje të parakohshme


Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do t’i japë më shumë kohë deputetëve për të debatuar mbi marrëveshje e Brexit.

Johnson ka theksuar se në rast se BE e jep verdiktin e saj për zgjatjen e Brexit sërish ditën e premte, atëherë ai kërkon zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në 12 dhjetor.

BBC ka shkruar se nëse Brexit do të vonohet deri në fund të nëntorit, atëherë kryeministri Johnson do të përpiqet të bëjë një marrëveshjen të re përmes Parlamentit.

Nëse shtyrja e Brexit do të jetë pastaj deri në fund të janarit, Johnson do të mbajë një votim në Dhomën e Ulët dhe do të propozojë zgjedhje të reja  deri në 12 dhjetor të këtij viti.  

Nëse partia Laburiste e Jeremy Corby-t do të dakordësohet me zgjedhjet e parakohshme, atëherë qeveria ka deklaruar se do të përpiqet që të marrë marrëveshjen e saj për Brexit  përpara se Parlamenti të shpërndahet dhe të fillojë fushatën në datën 6 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *