Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, e ka shpallur veten fituesin e zgjedhjeve presidenciale të enjten, pas raundit të parë, duke thënë se është arritur një epërsi prej 10% e nevojshme për fitoren.
Morales tha në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt në ‘Twitter’ se ai kishte votat e nevojshme kundër rivalit Carlos Mesa për të shmangur një raund të dytë.
Sipas Gjykatës Supreme të Zgjedhjeve Boliviane (TSE), Morales po udhëheq zgjedhjet e së dielës me 46.83% të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 36.7%, kur janë numëruar më shumë se 98% të votave.
TSE i jep fitoren një kandidati i cili ka të paktën 50% plus një, ose 40% me një avantazh prej 10 pikësh ndaj kandidatit të vendit të dytë në raundin e parë.
Mesa tha se nuk do ta njohë fitoren e Morales, duke pretenduar se kishte “mashtrim” në numërimin e votave. Nëse Morales rizgjidhet, do të jetë mandati i tij i katërt radhazi në zyrë.