Vendosni fjalën kyçe....

Mes migrantëve të gjetur të vdekur në kamion kishte dhe gra


Tetë prej 39 migrantëve që zbuluan brenda një kamioni në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Britani, janë gra.

Të gjithë 39 migrantë, 31 burra, 8 gra dhe një adoleshent ishin shtetas kinezë, shkruan Mirror. Ministria e jashtme e Kinës konfirmoi informacionin dhe tha se “asgjë nuk mund të zbulohet tani për tani”.

Mendohet se të gjithë ata ngrinë për vdekje brenda kamionit, ku thuhet se temperaturat arrinin deri në -25C.

Besohet se viktimat kishin qenë brenda kamionit për më shumë se 12 orë nga koha kur u gjetën të vdekur. Policia ka ndaluar shoferin 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, Mo Robinson. 

Sipas miqve të Robinson, ishte ai i cili kishte alarmuar shërbimet e urgjencës në lidhje me migrantët brenda konteinerit.

Një mik i shoferit i tha MailOnline: “Ai nuk e dinte që ata njerëz ishin pas. Me sa duket ai kishte parkuar në pronën industriale në Essex dhe kishte shkuar për të marrë dokumentet në pjesën e brendshme të derës së kamionit.

Kur ai hapi konteinerin lart dhe pa të gjitha kufomat, ai u tmerrua plotësisht  siç do ishte tmerruar çdikush tjetër, dhe thirri shërbimin e ambulancës, që nga ana tjetër kishte njoftuar policinë”.

Besohet se Robinson e mori kamionin dy orë para se migrantët të gjendeshin të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *