Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me kryeministrin e Japonisë, i kërkon të heqë vizat për shqiptarët


Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Tokio, presidenti Ilir Meta, u prit sot në një takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Në këtë takim, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet më tej në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri.

“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit” – u shpreh kreu i Shtetit.

Mes të tjerash, Meta theksoi rëndësinë e heqjes së vizave nga Japonia për të gjithë qytetarët shqiptarë, sa më shpejt, në mënyrë që të rriten më tej shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve.

Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë kërkesë të Presidentit Meta. Ai ftoi kryeministrin Abe të vizitojë Tiranën  dhe ai premtoi se do ta konsiderojë këtë mundësi sa më shpejt të jetë e mundur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *