Vendosni fjalën kyçe....

Napoli e ka seriozisht me Ibrahimoviç, nis bisedimet me lojtarin


Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës së suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi suedez mund të vazhdojë karrierën në Itali, ku është bërë objektiv i Napolit.

Pronari i klubit, Aurelio De Laurentiis është i vendosur ta transferojë veteranin e sulmit.

Bisedimet në mes të palëve kanë nisur dhe Ibra mund t’i bashkohet trajnerit Carlo Ancelotti në “San Paolo”.

38 vjeçari i kaloi vitet e fundit në ekipin Los Angeles Galaxy në ligën MLS.

Për të po ashtu flitet se mund të rikthehet në njërin prej ish-klubeve të tij, Inter, Milan apo Manchester United.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *