Kryeministri Edi Rama edhe një herë deklaroi se vetoja e Francës ishte ajo që vendosi se për mos-hapjen e negociatave.
Sipas Ramës, çështja e azilantëve e ngritur nga Makron është vetëm “bisht” i ngritur nga Presidenti i Francës.
“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka patur një shumicë dërmuese vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte PRO, por me disa kushte.
Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin PO pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”-deklaroi Rama.
Sipas tij një nga arsyet që përmend presidenti francës, për azilantët janë bishta për politikë të brendshme në Francë. “Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil a ku di unë janë për politikë në Francë”, tha ai.