Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita e bashkuar e angazhuar plotësisht për reformën zgjedhore” – Bardhi pas takimit të ekspertëve


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, tha pas përfundimit të takimit të ekspertëve të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore se kjo mbledhje tregoi angazhimin e opozitës për çështjen në fjalë.

“Dua të theksoj se mbledhja e ekspertëve të opozitës është angazhimi i saj në Reformën zgjedhore. Opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e saj që kur Reforma zgjedhore u konsiderua si kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave. Çështjet që janë të lidhura me Reformën Zgjedhore janë të partive politike, jo të parlamentit, ndaj është detyrë e këtyre partive që të japin kontributin.” – tha Bardhi.

Më tej ai shtoi se takimi i ardhshëm do jetë në orën 18:00 të ditës së sotme dhe në takimin e parë ishte diskutuar rreth financimit të partive dhe fushatave politike si dhe administrimit tëprocesit zgjedhor duke shtuar se opozita i ka propozuar qeverisë një mekanizëm bashkëpunimi.

“Produkti i sotëm i opozitës është dakortësuar me të gjitha partitë e koalicionit. Takimi i ardhëm është në orën 18. Sot kemi pasur dy çështje kryesore të Reformës zgjedhore: Financimin e fushatave dhe partive politike si dhe administrimin e procesit zgjedhor. Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar,  kur në fakt duhej të ishte qeveria që duhet t’i shtrinte dorën opozitës. Reforma zgjedhore kërkohet që të jetë me bashkëpunimin e të gjitha partive politike.” – shtoi Bardhi për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *