Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se ka folur 45 minuta në telefon me Merkel: Vumë pikat mbi “i”


Kryeministri Edi Rama thotë se ka komunikuar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për rreth 45-minuta, pas përgjigjes negative nga Këshilli i Europës për hapjen e negociatave.

Rama thotë se në këtë bisedë, janë vënë pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte për Shqipërinë kundrejt dhënies së pëlqimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, në fund të shtatorit.

Mirëpo ndryshe nga sa veproi me Shqipërinë, Gjermania kërkoi hapjen pa kushte të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Por, për shkak të vetos së Francës, asnjë nga të dy vendet nuk mori përgjigje pozotive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *