Vendosni fjalën kyçe....

“Rruga për çeljen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë” – PD publikon videon

Partia Demokratike ka publikuar një video nëpërmjet së cilës tregon 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në video theksohet gjithashtu se Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për mosçeljen e negociatave duke qenë se nuk ka dëshirën dhe vullnetin për integrimin e vendit në BE.

Më poshtë janë 9 kushtet e vendosura nga parlamenti gjerman të publikuara në videon e shpërndarë nga selia blu në Facebook.

  1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese
  2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike
  3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore
  4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave
  5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK)
  6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë
  7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin
  8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar provimin e Vettingut
  9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve. Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë prandaj u refuzua sërish nga BE

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu

Për një Shqipëri si gjithë Europa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *