Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në protestën e grave të Astirit kundër Borchardt: Policët erdhën për të na dhunuar


Ka patur një përplasje sot mes grave protestuese dhe Policisë së Shtetit, në protestën që po mbahet para një hoteli ku po zhvillohet një aktivitet i OSBE-së.

Efektivët e Policisë i kanë kërkuar grave protestuese të largohen. Është formuar kordoni policor i cili nuk i lejon më gratë të afrohen pranë ambienteve të hotelit. Efektivët i kanë shtyrë gratë drejt trotuarit, çka ka sjellë dhe revoltimin e tyre.

“Mesazhin kemi ardhur t’ja sjellim këtij, jo trotuarit”, i tha një prej protestueseve një efektivi.

“Ne kemi ardhur për të protestuar në mënyrë paqësore për largimin e Borchardt-it nga Shqipëria. Ai duhet të shpallet person non grata. Borchardt me kompani i mbron Edi Rama sepse ndan lekët me ta.  Prandaj ka thirr sot gjithë Policinë e Shtetit për të ushtruar dhunë te gratë e Unazës së Re dhe te gratë e gjithë Shqipërisë.”, tha një tjetër protestuese.

Gratë e Astirit protestuan për rreth një orë për të kërkuar largimin e ambasadorit Bendt Borchardt, i cili një javë më parë i fyeu duke u treguar gishtin e mesit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *