Në këto momente po mbahet një protestë përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt.
Gratë e Astirit janë mbledhur dhe me pankarta në duar protestojnë kundër Borchard i cili i ka ofenduar rreth një javë më parë duke u treguar gishtin e mesit.
“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë”, u shpreh një prej protestuesve..
“Borchardt, shame on you” dhe “Borchard non grata” janë thirrjet në kor të grave të zonës së Astirit.
Në disa pankarta thuhet: “Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm sesa gishti i Borchardt.” Në protestë vihet re prezenca e Forcave Shqiponja, pavarësisht se protesta e grave duket paqësore dhe nuk ka shumë gjasa për përshkallëzim.