Vendosni fjalën kyçe....

Ushtronte lojra fati në lokal, ndalohet një person në Tiranë


Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e zhvillimit të lojërave të fatit.

Bultë raportojnë se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në ambientet e një lokali “Bar kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në lokalin e shtetasit D. Sh.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh dhe menjëherë u vu në pranga 27 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, në fushën e lojërave të fatit.

Evidentohet dhe goditet një rast i zhvillimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokalit për zhvillimin e tyre.

Njëkohësisht, evidentohet dhe sekuestrohet lëndë narkotike dhe armë e ftohtë.

Arrestohet pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në ambientet e një lokali “Bar kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në lokalin e shtetasit D. Sh.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *