Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet shkaku i helmimit të nxënësve në Bulqizë


Është zbardhur shkaku i helmimit të 5 nxënësve në shkollën e mesme në Shupenzë të Bulqizës.

Sipas policisë, shkak për këtë është bërë një sprajt i hedhur në klasë nga një prej nxënësve.

Nxënësit janë dërguar në spitalin e Peshkopisë ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës  ka  hedhur duke luajtur një sprajt me aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *