Vendosni fjalën kyçe....

Zhvarrosen sot eshtrat e ish-diktatorit spanjoll Francisco Franco – Pse ky vendim pas 44 vjetësh


44 vjet pas vdekjes së tij, eshtrat e diktatorit spanjoll Francisco Franco do të zhvarrosen për t’u transferuar nga një mauzoleum në një varr modest.

Zhvendosja e eshtrave do të përmbushë një nga premtimet kryesor të qeverisë socialiste, sipas të cilës Spanja nuk duhet të vazhdojë të lavdërojë një fashist që sundoi vendin për gati katër dekada.

Familja e ish-diktatorit sfidoi pa sukses vendimin në gjykatë, shkruan “BBC“.

Ceremonia e zhvarrosjes fillon në orën 10:30 dhe eshtrat do të zhvendosen me helikopter. Vetëm disa njerëz po lejohen të dëshmojnë ngjarjen. Mes tyre ministri i drejtësisë, një ekspert i forenzikës, një prift dhe 22 pasardhës të Francisco Francos. Përjashtohen mediat.

Për ceremoninë duhet një vinç për të ngritur pllakën e betoni që mbulon arkivolin dhe që peshon 1.500 kg. Sipas medieve spanjolle, në total zhvarrosja dhe rivarrimi do të kushtojë rreth 63,000 euro. 

Pse po zhvendosen eshtrat e Francos?

Eshtrat e Francos aktualisht ndodhen në “Luginën e të Rënëve”, një bazilikë e gdhendur në një mal rreth 50 km nga Madridi.

Eshtrat e ish-diktatorit do të zhvendosen në varrezat shtetërore të El Pardo në Madrid, ku është varrosur dhe  gruaja e tij. Familjes nuk i lejohet të vizatojnë flamurin kombëtar në arkivolin e tij.

“Lugina e të Rënëve” janë varrosur më shumë se 30,000 të rënë nga të dy anët e Luftës Civile Spanjolle 1936-39, kur forcat nacionaliste të Francos mposhtën qeverinë republikane.

Kjo bazilikë u ndërtua pjesërisht nga të burgosur politikë, të cilët regjimi i Francos i detyronte t’i nënshtroheshin punës së detyruar.

Qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez dëshiron që ku vend të jetë “një vend përkujtimi për viktimat e luftës”. Sanchez e sheh praninë e eshtrave të Francos atje si një sulm ndaj demokracisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *