Vendosni fjalën kyçe....

Aty ku ndodhet Alvin Berisha, “New York Times” reportazh për kampin e Al Hol në Siri (Video)


‘New York Times’ ka udhëtuar drejt Sirisë, aty ku ndodhet kampi i Al Hol dhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha.

Gazetari amerikan bashkëbisedon me gratë e ish-luftëtarëve të ISIS-it që ndodhen brenda këtij kampi në verlindje të Sirisë. Ndërkohë që në rajon para pak ditësh nisi operacioni ‘Pranvera e Paqes’, situata është ende e paqartë.

Aktualisht sulmi turk ka ndalur pas një marrëveshjeje mes Turqisë dhe Rusisë ndërkohë që djali i vogël, Alvin Berisha është i vetëm në kamp dhe pa asnjë lloj mbështetjeje apo ndihme. Pak ditë më parë, i ati i tij ka deklaruar se do niset drejt Sirisë te i biri.

Pjesë nga reportazhi

Kampi ruhet nga roje të armatosura kurde, një pjesë e të cilëve janë vendosur në vijën e frontit aty ku po zhvillohet operacioni i ushtrisë turke. Sulmi turk mund t’u japë mundësinë grave të luftëtarëve të ISIS-it që të largohen nga kampi ku mbahen.

Në kamp jetojnë rreth 10 mijë gra dhe fëmijë nga të paktën 50 vende.

Ato gra kanë udhëtuar për t’iu bashkuar ISIS-it dhe shumica e vendeve të origjinës refuzojnë t’i marrin sërish ato dhe fëmijëte tyre.

Rreth 2/3-at e të huajve në kamp janë nën moshën 12 vjeç. Aty nuk ka ujë të rrjedhshëm, shkolla apo elektricitet. Përreth kampit qindra fëmijë kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve që prej fillimit të vitit.

Që prej nisjes së sulmit në veri të vendit nga ana e Turqisë, kampi ka qenë në krizë. Është një pikëpyetje e madhe se çfarë do ndodhë me këto gra e fëmijë.

Biseda e gazetarit me gratë që mbahen brenda kampit

Gazetari: Për çfarë po prisni këtu, çfarë është kjo?

Gruaja: Për të marrë ushqim

Gazetari: E keni dëgjuar lajmin për sulmin turk?

Gruaja: Po e kemi dëgjuar dhe po presim për ta. Është mirë për ne.

Gazetari: Pse është e mirë?

Gruaja: Sepse do rikthejmë një kalifat të ri me dëshirën e Zotit

Gazetari: Si ai i mëpërparshmi?

Gruaja: Ashtu si më parë madje më mirë. Do marrim shumë toka.

Gazetari: Nëse do kishit mundësi të arratiseshit do e bënit?

Gruaja: Po 100%. Fëmijët tanë janë në shtigjet e Zotit dhe ISIS nuk do mbarojë kurrë deri kur të përfundojë bota. Duam që ta përcillni këtë mesazh botës. ISIS do rikthehet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *