Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë deklaroi sonte Berisha për Albin Kurtin e Baton Haxhiun?


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Albin Kurti i Vetëvendosjes është politikan me fibër të fortë politike.

Ai ishte i ftuar në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arjan Çani dhe i pyetur nga ky i fundit u shpreh duke vlerësuar figurën e Kurtit.

‘Unë mendoj se në skedën politike shqiptare Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Ai është njerëz me instinkte dhe këtë e ka faktuar. Gjithçka e ka arritur e ka me talentin dhe vendosmërinë e tij. Dy herë radhazi ka dalë parti e parë, pa ndihmën e askujt  dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, të cilët u mandatuan të qeverisin së bashku, unë e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe kam deklaruar atë natë se fitoi Kosova’, deklaroi Berisha.

Ndërsa lidhur me Baton Haxhiun është shprehur se është shef i Miladinit shqipfolës, duke nënkuptuar presidentin e Kosovës, Thaçi.

Ndër të tjera Berisha theksoi se sa ishte ai kryeministër askush nuk guxoi të hidhte tezën e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

‘Është problemi i atyre që morën përsipër të quajnë luftë civile, luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Atyre që morën përsipër të nxjerrin dogmën se çdo marrëveshje është më e mirë se pa gjë. Këta dilnin dhe përhapnin nëpër Shqipëri dhe Kosovë idenë e super kapitullimit sipas të cilës, çdo marrëveshje është më e mirë se pa marrëveshje. Batoni është një eksponent, shefi i Miladinit. Ata për një vit e gjysmë bombarduan popullin e Kosovës, e shndërruan si në kohën e Millosheviçit. Sa isha në pushtet, nuk guxuan të nxjerrin tezën e ndryshimit të kufijve, e shkëmbimit të territoreve. Mashtruan gjithë botën se Kosova ishte dakord. Askush në Kosovë përveç dy personave nuk ishte dakord’, shtoi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *