Vendosni fjalën kyçe....

Hap zjarr papritmas, ushtari vret 8 kolegë në Rusi


Një incident i rëndë ndodhi të premten në një bazë ushtarake bërthamore në Siberi, kur një ushtar hapi zjarr ndaj ushtarëve të tjerë, duke vrarë tetë prej tyre e duke plagosur dy të tjerë.

Sulmuesi përdori armën e zjarrit që mbante në vendin e rojës dhe është arrestuar menjëherë pas sulmit, tha Ministria e Mbrojtjes. Hetuesit ushtarakë e kanë identifikuar agresorin si Ramil Shamstudinov. Në mesin e tetë personave të vrarë vrarë ishin dy oficerë.

Baza ku ndodhi incidenti është një strukturë me siguri të lartë e ngarkuar me servisin e armëve strategjike bërthamore.  Ministria tha se një komision hetimor i kryesuar nga një zëvendësministër është dërguar nga Moska për të kryer një hetim.

Raportet paraprake tregojnë se personi i armatosur e kreu slmin pas një shkarje mendore për shkak të një problemi personal që nuk ka lidhje me shërbimin ushtarak.

Rajoni Chita ndodhet në pjesën jugore të Siberisë Lindore, rreth 400 km në lindje të liqenit Baikal dhe afër kufirit të Siberisë me Mongolinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *