Një eurodeputet italian është ndëshkuar pasik ka hedhur një kuti me çokollata gjatë një seance në Parlamentin Europian.
Teksa po diskutohej për operacionin ‘Pranvera e Paqes’ të Turqisë në veri të Sirisë, një anëtar i Parlamentit Evropian shprehu zemërimin e tij duke hedhur një kuti me çokollata të sjellë nga delegacioni i Ankarasë.
Angelo Ciocca, një anëtar i partisë italiane ‘Lega Nord’, mbajti një fjalim emocional duke protestuar kundër operacionit të nisur nga Ankaraja për të krijuar atë që Turqia e përshkruan si një zonë të sigurt 32 kilometra në veri të Sirisë.
Ndërsa fliste, ai tundte me forcë një kuti me çokollata që ai tha se i kishte sjellë delegacioni turk disa javë më parë. Ai më pas doli në qendër të sallës për të hedhur kutinë ndërsa bërtiti: ‘S’e pranojmë këtë Tueqi, s’e pranojmë këtë’.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, e quajti sjelljen e Ciocca-s mosrespektuese” dhe të papranueshme, duke thënë se dëmtonte reputacionin e institucionit.
Ai gjithashtu e ndëshkoi Cioça-n duke e pezulluar atë për pesë ditë. Eurodeputeti italiane nuk është i huaj për këto forma proteste. Në vitin 2018, ai shkeli me këmbë një letër të komisarit të BE-së për çështje ekonomike dhe monetare, Pierre Moscovici.