Ministri i ri i Tregtisë në Japoni ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua se kishte shkelur ligjin e zgjedhjeve.
“BBC” shkruan se Isshu Sugawara akuzohet se u dha elektoratit të tij në Tokio pjepër të shtrenjtë, portokalle e produkte të tjera ushqimore.
Po ashtu, Sugawara thuhet se i ka ofruar 20,000 jenësh japonez (185 dollarë) familjes së një përkrahësi.
Por Ligji zgjedhor i Japonisë i ndalon politikanët t’u bëjnë dhurata votuesve në zonën e tyre elektorale.
Pretendimet u shfaqën së pari në revistën javore Shukan Bunshun, ku thuhej se sekretari i Sugawara-s i kishte ofruar për ngushëllim rreth 20,000 jen familjes së një votuesi që kishte ndërruar jetë.
Në Japoni është zakon të ofrosh para si ngushëllim për familjet ku ka ndodhur një rast fatkeqësie.
Revista po ashtu listoi dhuratat që ishin dërguar nga zyra e tij, duke përfshirë edhe portokalle, si dhe letrat e falënderimeve që gjoja merrte nga marrësit.
Sugawara u tha gazetarëve të se ai ende po konfirmonte nëse e shkeli apo jo ligjin e zgjedhjeve, por kishte vendosur të tërhiqet.
“Unë nuk dua që problemet e mia të ngadalësojnë diskutimet në parlament,” tha Sugawara.
Kryeministri Shinzo Abe nga ana tjetër tha: “Unë kam përgjegjësi për emërimin e tij. Unë i kërkoj falje popullit japonez.”